Kontaktoni

info@gazeta10.com

Uncategorized

Pritje të gjata për tu pajisur me pasaportë, në ARC arrijnë edhe 30 mijë material

Gazeta10
15 February 2023 - 14:11

Ministria e Punëve të Brendshme ka nisur dhënien e pasaportave për qytetarët e Republikës së Kosovës, raporton Gazeta10.

Mirëpo pavarësisht kësaj, situata ende nuk është përmirësuar pasi që qytetarët duhet presin me muaj për të marrë dokumentin e udhëtimit.

Krejt kjo për shkak të aplikimeve të shumta që qytetarët kanë bërë që nga shtatori i vitit të kaluar.

 Burimet kanw treguar se  Agjencisë për Regjistrim Civil kanë thënë se qytetarët që kanë aplikuar vitin e kaluar kanë nisur të pajisen me pasaporta, ndërsa ata që kanë aplikuar këtë vit do të fillojnë të pajisen nga 10 marsi.

Deri më tani janë bërë mbi 50 mijë aplikime për tu pajisur me pasaporta.

Agjencia për Regjistrimin Civil ka siguruar material deri në prill të vitit 2024 dhe zyrtarët e saj kanë deklaruar se do të marrin masa që të mos vije më deri të kriza.

Sot në ARC kanë arritur rreth 30 mijë materiale për pasaporta./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Uncategorized
14 June 2026
Uncategorized
08 June 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.