Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Pritjet në Jarinje për të dalë nga Kosova deri në 1 orë e gjysmë

Gazeta10
22 Gusht 2025 - 18:54

Nga një orë deri në një orë e gjysmë janë pritjet e mërgimtarëve për ta lëshuar Kosovën në pikën kufitare në Jarinje.

Pritje deri në gjysmë ore ka edhe te pika tjetër kufitare, ajo në Merdarë, ku kolona është deri në 200 metra.

Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritje deri në 25 minuta për të dalë nga Kosova ka edhe te Dheu i Bardhë, kurse gjysmë ore janë në Muçibabë.

Në pikat e tjera kufitare, pritjet për të dalë janë deri në 5 minuta, kurse për të hyrë ka pritje deri në 20 minuta te Dheu i Bardhë dhe në Jarinje.

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.