Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

‘Probleme me pronën ku janë varrezat’ – Qytetari nga Vushtrria ankohet për mos përgjigjjen e komunës

Gazeta10
22 October 2024 - 10:01

Një qytetar nga komuna e Vushtrrisë është ankuar për mospërgjigjen e komunës sa i përket rrethojës së varrezave në fshatin Bequk.

Ai ka thënë edhe pse janë grumbulluar paratë për tu bërë këto rrethoja komuna ende nuk ka kthyer përgjigje dhe nuk ka ndërrmarr as edhe një gjë.

Sipas tij, kadastrali e ka konstatuar se ajo pronë është komunale, raporton Gazeta10.

“Mërgimtarët i kanë mbledhur rreth afër 29 mijë euro për rrethojën e varrezave në fshatin Bequk dhe kemi qenë tek kryetari i komunës dhe njëherë ka dal kadastri i ka qit pikat ndërsa pronari i ka largu, e kemi bërë ankesën edhe tek inspeksioni që 4-5 muaj dhe nuk ka ndërrmarr askush as edhe një gjë”, tha ai në Kanal10./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.