
Kryetari i komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi në një lidhje direkte me emisionin e mëngjesit “Adresa e Ankesave” ka folur edhe për problemin me mbeturinat në lagjen “Dëshmorët e Kombit”.
Ai ka thënë se arsyeja e grumbullimit të mbeturinave në këtë lagje ka të bëjë me problemet me makineri, raporton Gazeta10.
“Këto javët e fundit është e vërtetë që kemi probleme me njësin e kompanisë regjionlaer “Pastrimi” arseja sipas kësaj kompanie është problemet e shumta që kanë me makineritë, jemi në kontakt me menaxhmentinë e kompanisë dhe po bëhet cfarëdo që është e mundshme për zgjidhjen e kësaj situate”, tha ai në Kanal10.
Kryetari Bulliqi shtoi se e tërë komuna e Podujevës është duke u operuar vetëm më një kamion nga kompania “Pastrimi”.
Për më shumë detaje ndiqeni videon më poshtë./Gazeta10