Gazeta10

Procedohen pagesat për bujqit, vlera 7 milion euro

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, ka njoftuar se janë proceduar pagesat për bujqit në vlerë prej 7 milion eurove, raporton Gazeta10.

Peci ka thënë se vlera e proceduar për pagesë sot është rreth 7 milion euro ndërsa numri i bujqve që do t’i përfitojnë këto mjete është 5,715.

Tutje, Peci ka njoftuar edhe për procedurat që duhet të ndiqen për të përmbyllur përfitimin nga kjo skemë.

“Dëshmia për sasinë e dorëzuar të grurit dorëzohet në Drejtoritë Komunale për Bujqësi në Komunat përkatëse deri më 02 shtator 2022 në ora 16:00”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e Pecit.

Këtu keni statusin e plotë:

“E përmbyllim javën me 12,128,781.73 milionë euro të proceduara për pagesë për 8,806 bujq, përfitues të Programit për Pagesa Direkte / Subvencione 2022 për cdo kulturë bujqësore.

Vlera e proceduar sot për pagesë është rreth 7 milionë euro ndërsa numri i bujqve që do t’i përfitojnë këto mjete është 5,715.

Duke qenë se afati për sasinë e dorëzuar të grurit është data 2 shtator, edhe pagesën për këtë sasi, në vlerë prej 0.03 €/kg, MBPZHR – AZHB do ta bëjë pas kësaj date si pagesë të veçantë për të gjithë aplikuesit të kultures se grurit që dëshmojnë sasinë e dorëzuar të grurit, bazuar në kriteret e parapara me Programin e Pagesave Direkte 2022, konkretisht Udhëzimin Administrativ Nr.02/2022.

Dëshmia për sasinë e dorëzuar të grurit dorëzohet në Drejtoritë Komunale për Bujqësi në Komunat përkatëse deri më 02 shtator 2022 në ora 16:00

Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë, po vazhdon shtypjen e vendimeve për të tjerë bujq përfitues dhe në momentin e procedimit për pagesë të listës së rradhës, do iu mbajmë të informuar”, ka shkruar Rama në llogarinë e tij në Facebook. / Gazeta10

NË FOKUS

Sadiku
Sadiku LIVE nga Ohri: Janë shtensionuar tonet një ditë para takimit Kurti -Vuçiq
Shala- Kerstiqi
Përplasen Kërstiqi dhe Shala- “Kurrë mos e harro që jam serb e që e pranoj realitetin e Kosovës”
336524107_3440503419558543_7262121772771312521_n
Reagon Halil Kastrati: Djali im është mirë e shëndoshë
334008920_531380679046034_8825385847378123831_n1679149566
Sërish pauzë në bisedimet Kurti – Vuçiq 
ssssss
Çerkini: 67 herë kam shku në Merdare me kqyrë a është djali jem, a çika jem - Kurrë hallall mos ju qoftë
FB_IMG_1679334303304-780x439
U bë virale në rrjetet sociale, flet zëdhënësja e “KRU Prishtina”, e cila me laps e letër ftoi konsumatorët ta shkarkojnë aplikacionin
335745736_770412834416604_1430752914861605177_n
Dialogu apo Big Brother, qytetarët befasojnë në sondazhin e Emisionit të Mëngjesit (VIDEO)
336267086_595735819249913_2802709335561007739_n
Emocionuese, shqiptari nga Kosova - pilot i Forcave Ajrore Amerikane (Video)