Gazeta10

Procedohet Projektligji për Paga, presidentja e kryeministri ndër më të paguarit

Raporti: Gresa Bardhecaj

Sipas projektligjit për paga për zyrtarët publik, presidentja e vendit pritet të ketë pagën më të lartë në vend, ani pse ende nuk është bërë përcaktimi i vlerës monetare të koeficientit. Pas presidentes, pagën më të madhe do ta ketë kryetari i Gjykatës Kushtetuese, pasuar nga kryeministri i vendit, shkruan Kanal10.

Me gjithë vonesat e shumta, Qeveria e Kosovës më në fund e ka proceduar tutje Projektligjin për Paga.

E sipas këtij dokumenti, sërish politikanët do t’u prijnë të gjitha kategorive tjera, me pagat më të larta në vend.

Në rend të parë, do të jenë kryeministri dhe presidentja që pritet të jenë ndër më të paguarit.

E para e shtetit, koeficientin e pagës do ta ketë 18, pasuar nga kryetari i Gjykatës Kushtetuese 17.5, ndërkaq kryetari i Kuvendit dhe kryeministri, koeficientin do ta kenë 17, njësoj sikur kryeprokurori i shtetit dhe kryetari i Gjykatës Supreme.

Ndërkaq, sa i përket deputeteve të kuvendit dhe ministrave të kabinetit qeveritar, koeficienti do të jetë 16.4.

Kryetari i Gjykatës së Apelit do të ketë koeficientin 15.5, kurse ai i Gjykatës Themelore, 13.4.

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, koeficientin do ta ketë 15, pasuar nga gjenelarlejtnant me 14.5.

Koloneli koeficientin do ta ketë 12, togeri 8.2, kurse ushtari 5, raporton më tej Kanal10.

Drejtori i përgjithshëm i policisë, koeficientin do ta ketë 14.5, koloneli 10.2, kurse polici 4.4.

Ndërkaq, sa i përket sistemit arsimor, koeficientin më të lartë do ta ketë rektori, 14.2, pasuar nga dekani me 12.8 dhe profesori i rregullt 12.4

Drejtori i shkollës së mesme të lartë do ta ketë koeficientin 6.4, mësimdhënësit në shkolla të mesme 5.8, mësimdhënësit në shkollat fillore 5.6, kurse mësimdhënësit në institucionet parashkollore 5.2.

Kurse, drejtuesit e shëndetësisë koeficientin do ta kenë 12.4, mjeku specialist 12, kurse mjeku i përgjithshëm 7.4.

Përveç pagës bazë, edhe ky projektligj parasheh kompensime për angazhime shtesë të zyrtarëve publikë. /Gazeta10

NË FOKUS

Sadiku
Sadiku LIVE nga Ohri: Janë shtensionuar tonet një ditë para takimit Kurti -Vuçiq
Shala- Kerstiqi
Përplasen Kërstiqi dhe Shala- “Kurrë mos e harro që jam serb e që e pranoj realitetin e Kosovës”
336524107_3440503419558543_7262121772771312521_n
Reagon Halil Kastrati: Djali im është mirë e shëndoshë
334008920_531380679046034_8825385847378123831_n1679149566
Sërish pauzë në bisedimet Kurti – Vuçiq 
ssssss
Çerkini: 67 herë kam shku në Merdare me kqyrë a është djali jem, a çika jem - Kurrë hallall mos ju qoftë
FB_IMG_1679334303304-780x439
U bë virale në rrjetet sociale, flet zëdhënësja e “KRU Prishtina”, e cila me laps e letër ftoi konsumatorët ta shkarkojnë aplikacionin
335745736_770412834416604_1430752914861605177_n
Dialogu apo Big Brother, qytetarët befasojnë në sondazhin e Emisionit të Mëngjesit (VIDEO)
336267086_595735819249913_2802709335561007739_n
Emocionuese, shqiptari nga Kosova - pilot i Forcave Ajrore Amerikane (Video)