Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Profesori amerikan jep disa versione se si mund të arrihet marrëveshja Kosovë – Serbi

Gazeta10
09 January 2023 - 11:53

Profesori amerikan, Alon Ben Meir ka treguar se si mund të arrihet normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

Ben Meir në një postim në rrjetin social “Twitter”, ka thënë se të gjitha konfliktet në lidhje me pjesën veriore të Kosovës janë të zgjidhshme dhe sipas tij, kjo arrihet vetëm nëse të dyja palët bëjnë lëshime të caktuara.

“Të gjitha çështjet konfliktuale në lidhje me pjesën veriore të Kosovës janë të zgjidhshme me kusht që të dy palët, Kosova dhe Serbi, të bëjnë lëshime të caktuara të nevojshme për të arritur një marrëveshje. Por për sa kohë që ata mbajnë pozicionin e tyre aktual, sigurisht që nuk mund të arrihet asnjë marrëveshje”, ka shkruar ai./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.