
Politologu Artan Mustafa në “POLITIKO” ka thënë se kjo është një fitore e Serbisë ndaj Kosovës, raporton Gazeta10.
“Kjo është një fitore e Serbisë mirëpo kjo ka qenë e pritur, politikisht do të interpretohet si trimuf, mirëpo un mendoj se ka qenë vendim i duhur sepse cdo vendim tjetër do të ishte dëmshëm për Kosovën”, tha ai.
Sipas tij nëse nuk do të nënshkruhej marrëveshja do të kishte zgjedhje të reja dhe protesta.
“Nuk e di sa do të kishim fitu, ndoshta vetëm humbje kohe në qofse Kurti nuk do të pranonte këtë marrëveshje, vetëm zgjedhje të reja edhe sanksione ndërkombëtare e tensione nuk kemi pas nevojë për ato”, tha ai. Të presim premtimet që janë bërë nga perëndimi a do të ketë implemëntin të liberalizimit të vizave, a do të ketë mbështetje ekonomike për Kosovën”, tha Mustafa./Gazeta10