Gazeta10

Projekti i mbikalimit që lidh Arbërinë me Pallatin e Rinisë, Komuna tregon si do të shmanget kaosi në trafik

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, gjatë prezantimit të projekteve që po kryhen në kuadër të “Arkitektit të Kryeqytetit” ka prezantuar mbikalimet për të cilat tashmë ka nisur procesi i tenderimit, në mesin e tyre edhe atë që e lidh Lagjen Arbëria me Pallatin e Rinisë.

Për këtë mbikalim që do kalojë kah zona e hekurudhës, Rama tha se kanë biseduar me ndërmarrjen “Infrakos” dhe se është analizuar projekti në mënyrë që të mos shkaktohet tollovi në trafik gjatë punës në të.

“Ky projekt është tashmë në tenderim. Kemi menduar që metodat e ndërtimit të jenë të parafabrikuara, që të mos ketë impakt negativ në trafik e bllokim të tij. Projektin për mbikalimin në Arbëri dhe atë të nënkalimit në ‘Agim Ramadani’ mund t’i kryejmë paralelisht”- tha Rama.Sipas tij, lartësia e këtij mbikalimi do jetë 5.7 metra, derisa shtoi se janë edhe disa elemente teknike që duhet të tejkalohen.

“E kemi buxhetin për mbikalimin që lidh Arbërinë me Pallatin e Rinisë. Kemi pas takime të shumta edhe me ‘Infrakosin’ edhe për projekte tjera. Jemi në një pajtim bazë dhe kemi disa elemente teknike qe duhet t’i tejkalojmë”- shtoi Rama.

Sipas të parit të Prishtinës, intervenimi në nënkalimin në ‘Agim Ramadani’ do jetë më “radikali” në kryeqytet sepse është në një ndër rrugët më të shfrytëzuara.Kurse, arkitekti Bledion Baraliu shtoi se asnjë shtyllë e mbikalimit nuk do jetë në perimetrin e zonës së hekurudhës.

“Sa i përket mbikalimit te pjesa e hekurudhës është zgjedh sistemi konstruktiv i atillë që me elemente të parafabrikuara asnjë shtyllë nuk është e vendosur në perimetrin e zonës së hekurudhës. Shtyllat ku mbështetet mbikalimi janë në pjesët mbështetëse të rrugës që veçse ekzistojnë”- tha ai.

Komuna e Prishtinës ka shpalosur detaje edhe rreth projektit për sheshin ‘Xhorxh Bush’ i cili gjendet te Katedralja “Nënë Tereza”.Gjatë konferencës së thirrur për t’i treguar punët që po i kryen “Arkitekti i Kryeqytetit”, i pari i Prishtinës, Përparim Rama, tha se për kryerjen sa më të shpejtë të këtij projekti synohet përfshirja edhe e sektorit privat, për faktin se komuna, siç ka deklaruar ai, nuk mund të alokojë mjete në shumë të madhe përnjëherësh./kallxo/

NË FOKUS

arlind-gashi1
Rast i rëndë: U godit nga vetura në parkingun e një pompe, zbardhen detaje të reja për vdekjen e Arlind Gashit
Përplasen ‘keq’ Ahmet-Geci: A je i bindur që ti ka vra shokët Hashim Thaçi?
Përplasen ‘keq’ Ahmeti-Geci: A je i bindur që ti ka vra shokët Hashim Thaçi?
LAJMI-I-FUNDIT
Aksident i rëndë, BMW ndahet në gjysmë (Pamje)
Screenshot_15-1
Gani Germia jep deklaratën e fortë për ish menaxherin: Ai nuk është burrë hiq, ka 24 orë kohë për me e prish kontratën
Vrasjee
Rrahja mes familjarëve në Shtime përfundon me fatalitet, vdes njëri nga anëtarët
xhamia-600x330-1
E rëndë: Vdes në moshën 36 vjeçare hoxha Ekrem Kodraliu
ndii
NDI mohon se sondazhi për rënditjen e partive politike i publikuar sot në disa media është i tyre
hjg
“E çova në fushë dhe e vrava”, rrëfimi në polici i dajës që i mori jetën mbesës 11-vjeçare