Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Projektligji për çmimet tavan, Hoti: A doni me rregullu çmimin e sapunëve në treg a?

Gazeta10
20 October 2022 - 12:28

Ish kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, në një replikë me ministren Rozeta Hajdari ka pyetur ironikisht nëse qeveria dëshiron që ta rregullojë edhe çmimin e shamponëve, sapunëve në treg, raporton Gazeta10.

Ai ka thënë se është degraduar debati dhe se nuk ka asnjë rezonim ndaj argumenteve të qëndrueshme.

“Me degradu deri këtu niveli i debatit, është e pakuptueshme, mos me rezonu fare ndaj argumenteve shumë të qëndrueshme është e çuditshme me këtë qasje”, ka thënë ai.

Më tej ai ka thënë se nuk menaxhohet kriza dhe inflacioni kështu.

“Edhe na tash duhet me diskutu a me i shti edhe produktet e higjienës personale, po si po mendoni ju me e rregullu çmimin e shamponëve, sapunave detergjentit në treg a?, Kështu menaxhohet kriza ekonomike dhe inflacioni i lartë a?”, ka thënë Hoti. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.