Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Projektligji për paga pritet të zbatohet në vitin 2023

Gazeta10
27 October 2022 - 20:20

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Bardhyl Dobra, ka bërë të ditur se kanë pranuar rreth 130 komente sa i përket Projektligjit për Paga dhe atij për Zyrtarët Publikë. Përmes një konference të mbajtur për medie, ai ka thënë se është e rëndësishme që të shqyrtohen në detaje të gjitha komentet dhe se janë duke punuar që ky projektligj të zbatohet në vitin 2023, raporton Gazeta10.

Raporti Arza Kastrati               

Kamera KP

Rreth 130 komente për Projektligjin për Paga dhe atë për Zyrtarët Publikë ka pranuar Ministria e Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike.

Kështu ka bërë të ditur zëvendësministri i Minsitrisë së Punëve të Brendshme, Bardhyl Dobra, përmes një konference të mbajtur për medie.

Ai ka thënë se janë duke punuar që projektligjet të kenë ligjshmërinë dhe kushtetushmërinë në mënyrë që të zbatohen në vitin 2023.

Dobra ka thënë se vlerën e koeficientit do ta caktojnë me Ligjin për Buxhetin e vitit 2023.

Ndërkaq, lidhur me kritikat se ky projektligj do të rrëzohet sërish nga Gjykata Kushtetuese, ai tha se ato nuk janë të mirëqena.

Sindikata të ndryshme në vend kanë paralajmëruar se nëse nuk u merren parasysh komentet e tyre, Ligji i Pagave do të mund të dërgohet përsëri në Kushtetuese.

Ato kanë ngritur pakënaqësi në lidhje me mënyrën se si janë caktuar koeficientët./Gazeta10.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.