Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Prokuroi i Specializuar kërkon që Mustafa të shpallet fajtor me burgim të gjatë

Gazeta10
13 September 2022 - 12:08

Prokurori i Specializuar Jack Smith ka kërkuar nga trupi gjykues që Salih Mustafës t’i shqiptohet dënim me burgim të gjatë. Sipas tij për këtë duhet marrë parasysh realiteti i krimeve dhe efekti që kanë pasur në jetën e viktimave dhe familjeve të tyre, raporton Gazeta10.

“Zyra ime ka kërkuar që ju të jepni një dënim të gjatë me burg të akuzuarit. Ju e dini që ne nuk e bëjmë këtë me lehtësi por vetëm pas një shqyrtimi të thellë të të gjithë faktorëve të cilat do të merren në shqyrtim për caktimin e një dënimi të drejtë në një rast të tillë të rëndë. Realiteti i akuzave i krimeve të akuzuara duke përfshirë efektin shumë të madh që ato kanë pasur në jetën e viktimave dhe familjeve të tyre është një aspekti i rëndësishëm për tu marrë parasysh. Në këtë rast roli i dyfishtë i të akuzuarit si komandant dhe pjesëmarrës përbën një faktor të madh rëndues për dënimi e tij. Si një autor i drejtpërdrejt Salih Mustafa siguroi që ata që ai kishte nën komandë t’i trajtonin viktimat me brutalitet dhe ashpërsi të veçantë”, ka thënë Prokurori i Specializuar.

Prokurori i Specializuar ka thënë se kjo çështje gjyqësore ka të bëjë me viktimat dhe familjet e tyre që sipas tij kanë vuajtur tërë jetën për shkak të Salih Mustafës.

“Kjo çështje ka të bëjë me viktima dhe familjet e tyre, persona të pafajshëm që kanë vajtuar gjatë gjithë jetës dhimbjet për shkak të akuzuarit, kjo çështje ka të bëjë gjithashtu me llogaridhënien duke konfirmuar sundimin e ligjit për të ardhmen, një e ardhme e mbështetur në drejtësi që viktimat dhe familjet e tyre kanë kërkuar kaq shumë kohë dhe për lirinë e tyre për të jetuar jetën si anëtar të barabartë të komunitetit në Kosovë. Për këto arsye dhe bazuar vetëm në prova dhe ligj ju kërkojmë që ta shpallni të akuzuarin fajtor për krimet e akuzuara dhe të jepni dënimin e rekomanduar sepse kjo është rruga e drejtë dhe e përshtatshme për krimet e rënda që ai ka kryer”, ka thënë Prokurori i Specializuar.

Gjatë deklaratës përmbyllëse, Smith ka thënë se Salih Mustafa nuk ka bërë asnjë përpjekje që të shpreh keqardhje për viktimat.

“I akuzuari nuk ka bërë asnjëherë ndonjë përpjekje të shpreh keqardhje apo simpati për viktimat e krimeve të tij që ju i keni dëgjuar këtu të deponojnë gjatë vitit të kaluar. Megjithëse ka dëgjuar si viktima e vrasjes ishte rrahur derisa lëkura ju mbush me shenja të zeza, si viktima 1617 ju nënshtrua goditjeve me korent, si viktimat janë stigmatizuar nga komunitetet e tyre, si kanë vajtuar fizikisht dhe psiqikisht dhe vazhdojnë të vuajnë, asnjëherë nuk ka ofruar keqardhje apo të pranojë dëmin që e ka shkaktuar. Bashkë me faktorët rëndues, mungesa e plotë e faktorëve zbutës janë në favor të dënimit të rekomanduar nga zyra jonë”, ka thënë Smith./Gazeta10.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
30 July 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.