Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Prokuroja për vdekjet në Malishevë: Po presim rezultatin e autopsisë

Gazeta10
16 Prill 2026 - 16:41

Tre persona janë gjetur pa shenja jete në Malishevë, ndërsa shkaqet e vdekjes ende nuk janë konfirmuar zyrtarisht dhe pritet rezultati i autopsisë.

Prokurorja Ardita Beqiri Hyseni bëri të ditur se viktimat janë dërguar fillimisht në QKMF nga familjarët, por aty janë konstatuar pa shenja jete.

“Shiko, është e vërtetë që me të vërtetë sot ka ndodhur ky rast edhe i kemi tri viktima, të cilat nga familjarët janë dërguar në QKMF dhe aty kur kanë shku në QKMF janë pa shenja jete. Me urdhër të prokurorit këto tri viktima, trupat janë dërguar për t’u bërë autopsia në IML. Shkaqet akoma nuk dihen, mirëpo të gjitha njësitet janë në vendngjarje dhe janë duke i marrë të gjitha veprimet që vërtetohet shkaku i gjithë kësaj çfarë ka ndodhur”, tha ajo.

Ajo shtoi se në vendin e ngjarjes janë angazhuar të gjitha njësitë relevante, përfshirë edhe ekspertët e zjarrit, ndërsa hetimet janë në zhvillim.

“Nuk kemi informacion deri më tani për këtë, po eksperti edhe i zjarrit, të gjithë ekspertët janë në vendngjarje. Shiko, në vendngjarje shihet që është në tërësi, është tym, ka pasur zjarr në vend, po se si, çka e tutje ju njoftojmë pasi që t’i marrim raportet nga ekspertët përkatës. Kalofshi mirë, shëndet”, tha ajo.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.