Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Prokurori që hetoi krimet e luftës në Kosovë dërgohet për ta hetuar Trumpin (Dokument)

Gazeta10
18 Nëntor 2022 - 21:34

Jack Smith nuk do të jetë më Kryeprokuror i Gjykatës Speciale, raporton Gazeta10.

Ai ishte në detyrën e kryeprokurorit që nga viti 2018 në Gjykatën e Hagës, për të hetuar krimet e luftës në Kosovë, por tani do të jetë pjesë e sistemit të drejtësisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për të hetuar raste të tjera.

Smith është emëruar këshilltar special për hetimet penale për mbajtjen e dokumenteve të klasifikuara në resortin Mar-a-Lago të ish presidentit amerikan, Donald Trump.

Në një deklaratë, Smith u zotua të kryejë hetimet “në mënyrë të pavarur dhe në traditat më të mira të Departamentit të Drejtësisë.

“Ritmi i hetimeve nuk do të ndalojë nën vëzhgimin tim. Unë do të ushtroj gjykim të pavarur dhe do t’i çoj hetimet përpara me shpejtësi dhe tërësisht në çfarëdo rezultati që diktojnë faktet dhe ligji”, tha Smith./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.