Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Prokuroria deklarohet për aksionin e sotëm: Arrestohen tetë zyrtar të doganës dhe një polic

Gazeta10
18 November 2023 - 12:36

Arrestohen tetë zyrtar të doganës dhe një zyrtar policor për keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar dhe marrja e ryshfetit.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), njofton se, në bashkëpunim dhe koordinim të plotë me Doganën e Kosovës, dhe mekanizmat relevantë, është zhvilluar një aksion për kontroll në njëmbëdhjetë lokacione, i cili është mbështetur nga Policia e Kosovës.

“Prokuroria Speciale njofton se kontrolli është bërë me qëllim të mbledhjes së provave dhe ndalimit të nëntë (9) zyrtarëve të dyshuar për veprat penale ‘’Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar’’ dhe ‘’Marrja e ryshfetit”.

Dyshimet janë bazuar në një hetim të gjatë të udhëhequr nga Prokuroria Speciale dhe të zbatuar nga Dogana e Kosovës dhe Inspektorati Policor, pasi që nën hetime ka qenë i përfshirë edhe një zyrtar policor”, thuhet në kominikatën e përbashkët të Prokurorisë Speciale, Doganës dhe Inspektoratit Policor, raporton Gazeta10.

Gjatë këtij aksioni janë grumbulluar prova që mbështesin dyshimin se këta nëntë (9) zyrtarë, tetë (nga të cilët janë zyrtar të Doganës dhe një (1) zyrtar policor nga Policia kufitare, kanë qenë të përfshirë në veprat për të cilat dyshohen.

“Po ashtu, nga ky aksion janë sekuestruar sende tjera të rëndësishme për procedurë të mëtutjeshme hetimore si:

Njëzet (20) plomba zyrtare të Doganës së Kosovës

Dhjetë (10) telefon së bashku me katër (4) sim kartela

Një pistoletë e kalibrit 9 mm me tre karikator dhe 9 fishek, me leje

Gjashtëmbëdhjetë (16) copë municion jo zyrtar”, përfundon komunikata. /GAZETA10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.