Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Prokuroria Speciale ngre aktakuzën e parë në mungesë për dhunim gjatë luftës në Kosovë

Gazeta10
02 May 2023 - 16:13

Prokuroria Speciale ka ngritur sot në Gjykatën Themelore në Prishtinë aktakuzën e parë në mungesë ndaj të akuzuarit D.R., për dhunim gjatë luftës në Kosovë.

Sipas Prokurorisë Speciale, ndaj të akuzuarit D.R., janë siguruar prova ku si pjesëtar i forcave rezervë ushtarake të Serbisë, në kohën e luftës në Kosovës , në kundërshtim me rregullat e të drejtës ndërkombëtare humanitare, me përdorimin e dhunës dhe veprimeve çnjerëzore, ka kryer dhunim seksual ndaj një gruaje të nacionalitetit shqiptar, e cila ka pësuar lëndime fizike dhe trauma të rënda të përhershme psikike.

“Me këto veprime i akuzuari D.R. ka kryer veprën penale ‘’Krimet e luftës kundër popullsisë civile’’ nga neni 142 të Kodit penal të Jugosllavisë, aktualisht e inkriminuar si Krimet kundër njerëzimit nga neni 143 paragrafi 1 nën paragrafi 1.7 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Prokuroria Speciale ka propozuar që të mbahet gjykimi në mungesë pasi që janë shterur të gjitha përpjekjet për ta gjetur të akuzuarin.

Në Kosovë, për herë të parë këtë vit më 14 prill shënohet Dita e të Mbijetuarve të Dhunës Seksuale gjatë luftës së fundit.

Kjo ditë, sipas autoriteteve, është shpallur për “ta njohur dhimbjen” e të gjithë të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës dhe për t’i kontribuar kujtesës kolektive.

Nga Rubrika
Lajme
23 June 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.