Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Prokuroria Speciale shënjestron rastin “Reflektori”, 11 persona të përfshirë për narkotikë e armë

Gazeta10
15 November 2022 - 12:37

Prokuroria Speciale ka shënjestruar një rast të koduar me emrin “Reflektori”, ku të përfshirë janë 11 persona për “Blerje, posedim, shpëlarje dhe shitje e pa autorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, raporton Gazeta10.

Kështu është bërë e ditur nga vetë Prokuroria me anë të një komunikate për media, ku thuhet se ata dyshohen edhe për mbajtjen e  paautorizuar të armëve.

“Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Blerim Isufaj, ka mbajtur sot takimin e radhës me ekipin e përbashkët për përzgjedhjen dhe shënjestrimin e Krimeve të Rënda, ku kanë shënjestruar një (1) rast të ri me njëmbëdhjetë (11) persona. Prokuroria Speciale njofton se rasti i shënjestruar është i koduar me emrin “Reflektori”, ku janë të përfshirë njëmbëdhjetë (11) persona, për veprën penale  ‘’Blerja, posedimi, shpëlarja dhe shitja e pa autorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’’ nga neni 267 paragrafi 2 lidhur me nenin 275 paragrafi 1 nën paragrafi 1.1 të KPRK-së, si dhe për veprën penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armeve’’ nga neni 366 paragrafi 1 të KPRK-së”, thuhet në njoftim/Gazeta10

Fotografi nga takimi i Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale të Kosovës, Blerim Isufaj, me ekipin e Krimeve të Rënda,

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.