Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

​Propozim për martesë gjatë shfaqjes në Teatrin e Gjakovës (Video)

Gazeta10
18 May 2023 - 13:53

Një propozim për martesë ka ndodhur gjatë shfaqjes “Allo, allo” të trupës së Teatrit të Gjakovës “Hadi Shehu” që është vënë në skenë në të martën mbrëma.

Aktori Besfort Berberi ndërsa ishte duke realizuar përshëndetjen e fundit është ulur në gjunjë dhe i ka propozuar aktores tjetër të kësaj trupe Vlera Pylla.

Aktorja e zënë në befasi ka shpërthyer në emocione, ndërsa edhe publiku gjakovar u bë dëshmitar i një shprehjeje dashurie.

Aktorja ka thënë “Po” dhe më pas është vijuar me ovacione.

Aktorja tha se ky propozim i ka tejkaluar ëndrrat e saj.

“Propozimi për martesë që i tejkaloi ëndrrat e mija. Në teatër, aty ku nisi gjithçka, aty ku e kemi përmbushjen të dy. Faleminderit shpirt për surprizën që më bëri të përjetoj ndjenjën më të bukur e të paharrueshme. Faleminderit shumë kolegëve të Teatrit ‘Hadri Shehu’, faleminderit te gjithë miqve dhe publikut që festuan bashkë me ne atë natë dhe faleminderit të gjithë miqve për mesazhet me urimet më të bukura për ne të dy. U gëzofshi gjithë jetën”, tha Vlera.

Festa mes aktorëve ka vazhduar edhe pas shfaqjes siç shihet në video.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.