
Eksperti i kibernetikës, Mentor Hoxhaj në një lidhje të drejtpërdrejt me emisionin e mëngjesit “Dita e re” në Kanal10 ka folur rreth shërbimeve ilegale të cilat është duke i ofruar rrjeti social “Tik Tok”.
Ai ka thënë se në Tik Tok shërbehen këto shërbime ilegale të cilat janë të dëmshme për shoqërinë, raporton Gazeta10.
“Në tik tok mund të gjeni shërbime ilegale, si blerja e parave false, ofrimi i shërbimeve të prostitucionit, pothuajse të gjitha shërbimet jo të mira i gjen në Tik Tok, ka një inpakt negativ në të gjitha sjelljet që i shohim momentalisht tani, është e vërtetë se të gjitha këto rrjete sociale krijojnë varshmëri tek të rinjtë, ky shqetësim është ngritu edhe në nivelet më të larta të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe në kuadër të Bashkimit Evropian, të gjitha rrjetet sociale nuk duhet të kenë persona nën moshën 18 vjecare, dhe duhet të kuptojmë që rregullat nuk janë aty vetëm për t’i lexuar”, tha ai për Kanal10.
Më poshtë mund të ndiqni videon./Gazeta10