Kontaktoni

info@gazeta10.com

Uncategorized

Protesta e prindërve në Pejë: Fëmijët mos t’i nxjerrin në rrugë

Gazeta10
19 Shtator 2022 - 13:24

Këshilli i Prindërve në Pejë ka organizuar një marsh protestues për të kërkuar fillimin e procesit mësimor. Kryetarja e këtij këshilli, Arta Kollçaku-Gashi ka thënë se fëmijët duhet të nxirren nga kjo fushëbetejë mes Qeveri – SBAShK, transmeton Gazeta10.

“Fëmijët mos t’i rrezikojmë, t’i nxjerrim në rrugë për qëllime të Qeverisë dhe të SBAShK-ut. Mësimdhënësit i mirëpresin nxënësit në shkollë dhe bëj apel nga Qeveria dhe sindikata qe sa më parë të marrin vendim dhe t’i nxjerrin fëmijët nga kjo fushë-betejë e cila është në mes të dy palëve”.

“Ne jemi me qëllimin që fëmijët mos të humbasin asnjë ditë mësimi, ne jemi që procesi mësimor të fillojë qysh nga dita e nesërme”, u shpreh tutje Kollçaku-Gashi./Gazeta10.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Uncategorized
10 Maj 2026
Uncategorized
24 Prill 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.