Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Protestuesit hedhin vezë në drejtim të Qeverisë, tentojnë të hyjnë brenda gjatë konferencës së Gërvallës

Gazeta10
30 October 2026 - 9:28

Protestuesit, gjatë tentimit për të hyrë në objektin e Qeverisë së Kosovës, kanë hedhur edhe vezë në drejtim të ndërtesës, ndërsa në të njëjtën kohë kanë kërkuar të lejohen brenda për të përcjellë konferencën për media të ministrit të Punëve të Brendshme dhe ministres së Drejtësisë, Donika Gërvalla, e cila tashmë ka nisur.

Ata kanë deklaruar se kanë të drejtë të hyjnë për ta dëgjuar konferencën, por janë penguar nga Policia e Kosovës.

Kjo është dita e tretë ku po protestohet për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejë./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.