Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Protestuesit kundër shtrenjtimit të rrymës nisen drejt ZRRE-së

Gazeta10
11 April 2025 - 12:36

Ka nisur protesta kundër shtrenjtimit të rrymës, pak pas mbledhjes së Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë.

Qytetarët në protestën para Ministrisë së Ekonomisë kanë mbajtur pankarta: “Kur s’të del për bukë, nuk të duhet as drita!”, “Rrroga s’na del për të jetuar, ju na e rrisni rrymën”, “Asnjë cent më shumë”.

Të organizuar, ata pastaj janë nisur drejt objektit të ZRRE-së.

Zyra e Rregullatorit të Energjisë ka marrë vendim sot për shtrenjtimin e energjisë elektrike, mirëpo nuk ka treguar se sa i bie kjo në përqindje.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.