Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Protestuesit në Tiranë ua vënë flakën koshave të mbeturinave në mes të rrugës

Gazeta10
27 October 2026 - 16:06

Situata është tensionuar gjatë protestës që po zhvillohet para Ministrisë së Arsimit në Tiranë.

Disa protestues kanë nisur t’u vënë flakën koshave të mbeturinave në mes të rrugës, duke krijuar vatra zjarri në zonën ku po zhvillohet tubimi.

Djegia e koshave ka shkaktuar tym në rrugë, ndërsa protesta vijon përpara godinës së Ministrisë së Arsimit.

Ky incident shënon një moment tensioni gjatë tubimit, teksa protestuesit vijojnë të qëndrojnë në zonë dhe të shprehin pakënaqësitë e tyre.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.