
Partia Socialdemokrate ka njoftuar se sonte nga ora 21:00, do të bëjë hapjen zyrtare të fushatës.
Këtë, kjo parti tha se do ta bëjë përmes një aktiviteti simbolik në kryeqytet.
Aktiviteti, sipas PSD-së, do të mbahet në sheshin “Adem Jashari”, prapa Kuvendit të Kosovës, ndërsa thanë se para mediave do të prononcohet kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj.
Fushata zgjedhore për zgjedhjet e 7 qershorit zyrtarisht nis të enjten. PSD në këto zgjedhje garon me vetëm 6 kandidatë për deputetë