Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

PSD-ja vendos tek Qeveria 205 mijë nënshkrimet e peticionit të vitit 2016 kundër Asociacionit

Gazeta10
06 March 2023 - 14:25

Partia Socialdemokrate e Kosovës ka vendosur sot para Qeverisë së Kosovës, 205 mijë nënshkrimet e peticionit të vitit 2016 kundër marrëveshjes për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, raporton Gazeta10

Kryetari i kësaj parti, Dardan Molliqaj ka thënë se po i vendosin këto letra që përmbajnë nënshkrimet kundër Asociacionit që Kurti t’i shkel sa herë kalon.

“Qeveria për herë të dytë e ka braktis vullnetin e qytetarëve. I kemi vendos këto letra që Kurti t’i shkel sa herë kalon. Protesta nuk përjashtohet fund marsi ose fillim prilli”, tha Molliqaj.

Në letrat e vendosura shihen të gjitha të dhënat e personave që kanë nënshkruar peticionin në vitin 2016.

Më 27 shkurt, në Bruksel është mbajtur takimi i gjashtë i nivelit të lartë në kuadër të procesit të dialogut.

Kryeministri Kurti ka thënë se Kosova ka treguar gatishmëri për të nënshkruar planin evropian, porse Serbia nuk ka qenë e gatshme. Takimi i radhës i nivelit të lartë politik pritet të mbahet gjatë muajit mars.

Ndërkohë, Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se Asociacioni i komunave me shumicë serbe nuk e dobëson funksionalitetin e shtetit të Kosovës,dhe se në tavolinë janë 16 modele evropiane./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.