
Partia Socialedemokrate me anë të një reagimi publik deklaruar se do të vazhdoj mbështetja e tyre ndaj sindikatave të punëtorëve sa i përketë mbajtjes së grevave, raporton Gazeta10.
Partia ka kritikuar ashpër qeverinë Kurti duke thënë se deri më tani ata janë të vetmit që i neglizhojnë dhe përjashtojnë këto sindikata.
“Qeveria Kurti është e vetmja në historinë e Kosovës që haptazi neglizhon, përjashton dhe lufton sindikatat e punëtorëve. Ky pushtet që në opozitë protestonte bashkë me sindikatat, në pushtet është bërë armiku kryesor i tyre”, shkruan në reagim.
Psd deklaroi se kjo qeveri po e lejon shfrytëzimin e punëtorëve nga bankat për shkak të rritjeve të çmimeve.
“Qeveria ka rritur buxhetin, biznesi privat ka shtuar çmimet e fitimet, bankat po fitojnë miliona dividentë në kurriz të pagave të ulëta të punëtorëve”, theksohet në reagim./Gazeta10.