Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Pse nuk u bashkuan me PDK-në, LDK-në ose AAK-në? Flet Molliqaj i PSD-së

Gazeta10
31 October 2024 - 20:58

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj në ‘Politiko’ me Kushtrim Sadikun, ka sqaruar se arsyeja se pse PSD nuk po kandidon në zgjedhje është për shkak se nuk e ka mbështetjen për ta kaluar pragun.

I pyetur nga gazetari Sadiku se pse nuk u bashkuan për koalicione me PDK-në, LDK-në dhe AAK-në për zgjedhjet e 9 shkurtit, Molliqaj ka thënë se vendimi për mosbashkëpunim ka qenë i qartë për PSD-në qysh para një viti.

“Na punën e koalicioneve e kemi nda para një viti e më shumë, pasi kemi thanë që nuk hyjmë në asnjë koalicion me asnjë parti opozitare”, ka thënë Molliqaj.

Për më tepër, ai ka theksuar se nuk kanë gjetur arsye për të bërë kompromise dhe koalicione me partitë e tjera.

“Nuk besoj që Kuvendi i Kosovës do të ishte shumë ndryshe me Dardan Molliqaj me një ose dy ose tre të tjerë të PSD-së… Por pa mbështetje politike nuk bëhet”, ka thënë ai. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.