Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Pse Rugova nuk e mbështeti UÇK-në? – Merovci flet për planin e Rugovës: Kurrë s’e ka përjashtu luftën!

Gazeta10
21 January 2025 - 22:36

Adnan Merovci, njeriu më i afërt i ish-presidentit Ibrahim Rugova, ka thënë se Rugova nuk ka qenë kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, por që ka pasur për qëllim të ndjekë një politikë paqësore.

Merovci ka theksuar se Rugova nuk e ka përkrahur UÇK-në në kuptimin deklarativ, por në kuptimin ekzekutiv ai ka punuar në këtë drejtim.

“Projekti i Ibrahim Rugovës ka qenë politika aktive paqësore, por ai kurrë nuk e ka përjashtu luftën. Është shqiptari i vetëm që kur ka ardh Millosheviqi për 600-vjetorin e betejës, gazetares i ka thanë që këtu luftë të barabartë s’mund të ketë”, ka thënë Merovci.

Sipas Merovcit, Rugova ka përkrahur idenë që të mbrohet pragu i shtëpisë. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.