
Pas anulimit të mbledhjes së përbashkët mes dy qeverive, të Kosovës dhe Shqipërisë, nga Edi Rama, ka reguar edhe gazetari, Arben Ahmeti duke shkruar se krejt çka ka kërkuar Edi Rama është një takim sy me sy me Kurtin, raporton Gazeta10.
Sipas ti Edi Rama ka disa javë që e kërkon këtë takim duke thënë se mund të mbahet mbledhja e qeverive nëse paraprakisht mbahet takimi sy me sy me Kurtin.
Bazuar në këtë kërkesë të Edi Ramës, Ahmeti ka pyetur Albin Kurti se përse nuk niset kah Tirana.
“Mundeni me u taku te ajo pompa ne autostrade? Ose me shku kah Lezha? Ose nisu prej Gjakove e thirre Edin ne Prizren”, ka shkruar Ahmeti.
Ahmeti i është drejtuar Kurtit se duhet me e bind Edin dhe secilin mik të Kosovës që ke qëllime vizionare dhe se nuk po i bënë gjithë këto veprime për teke elektorale.
“Përndryshe, këtë jave, e xhumaja e parë pa Shqipërinë”, ka shkruar Ahmeti. /Gazeta10/