Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

PSG monitoron situatën e Martin Odegaard

Gazeta10
30 May 2023 - 15:15

Paris Saint-Germaini po planifikon transferimin e mesfushorit norvegjez, Martin Odegaard.

Odegaard ka bërë një edicion mjaft të mirë me Arsenalin dhe ishte njëri nga lojtarët kyç të kësaj skuadre në këtë edicion.

Drejtuesi i ekipit parisien janë duke e monitoruar nga afër situatën e Odegaard dhe në javët në vazhdim pritet t’i dërgojnë Arsenalit ofertë zyrtare për të.

Por, ky transferim do të jetë vështirë i realizueshëm për ekipin parisien, pasi raportohet se norvegjezi nuk e ka në plan të largohet nga Londra dhe “Topçinjtë” nuk e mendojnë shitjen e tij.

24-vjeçari ka kontratë me Arsenalin deri në vitin 2025 dhe vlera e tij në treg është rreth 80 milionë euro.

Ai është pjesë e “Topçinjëe” që nga viti 2021, ku u transferua nga Real Madridi për shumën e 35 milionë eurove.

Mesfushori me tipare ofanzive këtë edicion ka shënuar 15 gola dhe ka dhuruar tetë asistime në 45 ndeshje të luajtura në të gjitha garat.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.