Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Psikologu, Arbër Zeka: Puna e parë e imja është t’i mësoj pacientët e mi që të thonë “JO”

Gazeta10
08 October 2024 - 23:46

Emisioni ‘PaProtokoll’ në Kanal10 ka vazhduar të trajtoj tema të rëndësishme me të cilat po përballet shoqëria kosovare.

Sonte në këtë emision është diskutuar për “Rrjetet Sociale dhe Hapësira e Shantazheve Modern”.

Psikologu, Arbër Zeka ka folur për menaxhimin e situatës kur personat janë të atakuar në rrjetet sociale me komente negative, raporton gazeta10.

Ai ka këshilluar njerëzit që t’i krijojnë kufijtë e tyre personal në raport me të tjetër.

“Duhet të mësojmë të themi se çka është e imja është e imja dhe çka është e jotja është e jotja. Kjo është diçka shumë personale dhe individuale që njerëzit duhet t’a mësojnë në jetën e vet”, ka thënë Zeka.

Ai ka thënë pacientët që i shkojnë në klinikën ku punon, puna e parë që i mëson ata është të thonë ‘JO’.

“Pavarësisht se dikush po me shantazhon, pavarësisht se dikush po flet keq për mua, e di sigurt që ajo nuk ka të bëjë me mua, por ka të bëjë me personin që po e përdorë atë gjuhë”, ka thënë Zeka. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.