Lajme

Psikologu, Rron Kastrati flet për bullizimin ndaj Gjestin në BBVA: I thanë s’di të flas!

Gazeta10
09 Janar 2025 - 9:46

Psikologu Rron Kastrati në një lidhje të drejtpërdrejtë me emisionin e mëngjesit “Dita e re” ka komentuar hyrjen në Big Brother Vip Albania të Gjestit.

Ai ka thënë se banori Gjesti është akuzuar që nuk di të flas vetëm pse është nga Kosova, raporton Gazeta10.

“Gjesti në Big-un e Shqipërisë është duke u bullizuar dhe abuzuar gjithashtu fshehurazi duke krijuar grupacione duke folur për të, mbrëmë banorët komentuan Gjestin se ai nuk di të flas, nuk di të komunikojë, nuk e di pse akoma ushqehet ky përceptim tek shqiptarët e Shqipërisë se kosovarët nujk dinë të flasin, apo do të duhet të flasin siq flasin ata, ditëve në vazhdim dua t’a shoh Gjestin pasi që ai po ngjallë fëmiun e të gjithë banorëve aty”, tha ai për Kanal10.

Kastrati ka shtuar se energjia e banorit Gjesti nuk po i konsumohet asnjëherë.

Për më shumë detaje ndiqni videon në vazhdim./Gazeta10

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.