Gazeta10

Publikohen pamjet e vitit 1998, kur shqiptarët dorëzuan armët pas ultimatumit të forcave serbe

Aksioni i mbledhjes së armëve të Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës (FARK-ut) nga ushtria serbe si një mënyrë për t’a robëruar popullin e Kosovës, ishte njëri ndër aksionet e zëshme nga regjimi serb në Deçan, raporton Gazeta10.

Sot, faqja në Facebook, “Krimet serbe – Serbian Crimes”, ka publikuar disa fotografi të këtij aksioni të shtatorit të vitit 1998 në Isniq të Deçanit, duke treguar se si forcat serbe dhanë ultimatium për largim të popullatës dhe dorëzim të armëve nën kërcenimin se në të kundërt Isniqi do t’shndërrohej në enklavë.

“Rënia e pikave mbrojtëse të UÇK-së në Dukagjin bëri që një numër i madh i popullsisë të mblidhej në fshatin Isniq të Deçanit dhe fshatrave përreth. Këto fshatra konsideroheshin të sigurta dhe kontrolloheshin nga ushtarët e FARK-ut (Forcat e Armatosura të Republikës së Kosovës). Megjithatë, forcat serbe rrethuan Isniqin dhe iu dhanë ultimatum forcave të FARK-ut që aso kohe drejtoheshin nga kolonel Tahir Zemaj, që t’i dorëzonin armët, në të kundërtën Isniqi do të shndërrohej në enklavë. Ky ultimatum u pranua dhe aty u dorëzuan mijëra armë, ndërsa popullata u lejua të largohej në drejtim të Shqipërisë dhe Malit të Zi. Bashkë me ta ishin edhe mijëra ushtarë, të cilët zhveshën uniformën dhe dorëzuan armët.”, rrëfehet në shkrimin e tyre.

Përkundrejt kësaj, janë publikuar edhe disa të dhëna sipas dokumenteve të forcave serbe të asaj kohe, ku sipas tyre në këtë aksion janë dorëzuar pushkë automatike kineze, pushkë gjysmautomatike, automatikë rus, granata, mina kundërtanke etj.

“Kjo dosje përmban numrin e armëve dhe numrin serik të tyre të dorëzuara nga oficerët e FARK-ut. Sipas kësaj dosje, janë hedhur dhe dorëzuar këto armë: pushkë automatike të prodhimit kinez, kalibri 7.62 mm, me numrin vijues, gjithsejtë 735 (mbyllet me numrin rendor 735). 222 copë pushkë automatike kineze me karikatorë, 419 pushkë gjysmautomatike të prodhimit kinez të kalibrit 7.62 mm, 23 copë pushkë të ndryshme (“M-48”, “Leninka”, “Taljanka”, “Karabina” të kalibrit 7.9 mm dhe të tjera), 7 automatikë rus “Ahpagini”, 82 pushkomitraloza të kalibrit 7.62X39, 70 pushkomitraloza të kalibrit 7.62X54, 35 copë pushkomitraloza “Broving” 53 mortaja dore të prodhimit kinez, 6 topa pa dridhje, një minahedhës i kalibrit 82 mm, 7 copa minahedhës të kalibrit 60 mm, granata për topin pa dridhje 62 copa, (jo i lexueshëm lloji i armatimit) 1 050 copa, 7 granata për minahedhës 60 mm dhe 82 mm, 196 granata për mortaja dore, 5 mina kundërtanke, eksploziv tritol 4 kg, 225 054 copë fishekë të kalibrit 7.62×39 dhe 7.32×54 dhe 392 karikatorë pushkësh automatike.”, bëhet e ditur në shkrimin e tyre.

Kujtojmë se të gjitha këto armë ishin sjellë nga ushtarët e UÇK-së nga Shqipëria në kushte të vështira e nën rrezikun për jetë nga forcat serbe./Gazeta10

NË FOKUS

1200x-1
Kina akuzon Avdullah Hotin dhe disa deputetë se “ia shkelën sovranitetin territorial”
VV
Pas Haki Abazit, nga nesër një tjetër deputet largohet nga Vetëvendosje
337560741_254666503557563_1469925085196788437_n
Madhështore, Jakaj sypatrembur mposht serbin, Nikolic
337522536_775644390325669_3041257559273154626_n
Agim Ademit i përkeqësohet gjendja pas ndalimit policor (Video)
FB_IMG_1679334303304-780x439
U bë virale në rrjetet sociale, flet zëdhënësja e “KRU Prishtina”, e cila me laps e letër ftoi konsumatorët ta shkarkojnë aplikacionin
auto_termet1575464846
Turqia goditet sërish nga tërmeti
334008920_531380679046034_8825385847378123831_n1679149566
Sërish pauzë në bisedimet Kurti – Vuçiq 
337396267_2556707847803320_5631195340894130427_n
“Gjendja i është keqësuar”, Gazetarja kosovare kërkon ndihmë për shërimin e bashkëshortit