
Kryeministri shqiptar, Edi Rama ka publikuar agjendën e tij lidhur me turin ballkanik që do të zhvillojë në kuadër të Procesit të Berlinit që e nisë këtë paradite në Maqedoninë e Veriut, shkruan Gazeta10.
Rama pritet që pasditën e sotme ta kaloj në Kosovë, meqë rast do të pritet nga presidentja, Vjosa Osmani nga ora 16:00 dhe kryeparlamentari, Glauk Konjufca në orën 17:15.
Ajo çfarë mbetët ‘’enigmë’’ është takimi me kryeministrin e vendit, Albin Kurti. Kjo për shkak se në agjendën e tij, Rama tek kjo pjesë ka thënë se është ‘’ende në pritje të konfirmimit’’.
Gjatë ditës së djeshme, Kurti tha se është i gatshëm ta takoj Ramën vetëm në mbledhjen e dy qeverive.
Kujtojmë se më 13 qershor, kryeministri shqiptar, kishte anuluar mbledhjen e dy qeverive të planifikuar që moti të mbahej në Gjakovë, për shkak të tensioneve në veri të vendit dhe vendimeve jo të koordinuara të Qeverisë së Kosovës me aleatët.
Kjo nga opinionin publik u komentua shumë, madje pati kritika se Shqipëria ishte e para që po nis izolimin e Kosovës./Gazeta10
