
Ka përfunduar takimi i kryeministrit Albin Kurti me liderët e opozitës ku në takim ishin kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj.
Ky i fundit doli para kohe duke thënë se ishte detyruar ta bënte këtë sepse “Kurti mbante ligjërata e nuk na sqaronte se përse i ka prishur raportet me Amerikën”.
Disi të pakënaqur nga takimi dolën edhe Krasniqi dhe Abdixhiku, pas përfundimit duke deklaruar se nuk kanë shumë pritje të mëdha dhe mjaft paqartësi nga kryeministri me rrugën përpara që duhet ndjekur.
Por fotoja që doli pas takimit, sikur tregon edhe karakterin e rëndësinë e këtij takimi. Ai ishte ulur në krye të zyrës me ministrin e tij, ndërsa liderët opozitarë anash të renditur. /Gazeta10