
Është publikuar fotografia e fundit e ish Kryetarit të Kuvendi të Kosovës, Kadri Veseli, para se të nisej në Hagë, raporton Gazeta10.
Këtë fotografi e ka shpërndarë në Facebook djali i vëllaut të tij, Hylmi Veseli.
Ai e ka bërë këtë sot në dy vjetorin e shkuarjes së Veselit në Hagë ku po qëndron në paraburgim.
Në këtë fotografi ai është me dy prindërit e tij të cilët tashmë nuk janë gjallë.
“Selfie ne mengjesin e dt. 05.11.2020 ora 08:02. Disi e ndjente se nuk do i takonte me!!”, ka shkruar Hylmi Veseli në llogarinë e tij në Facebook. / Gazeta10