
Fotografi i njohur shumëvjeçar, Ilaz Bylykbashi ka postuar një foto të Ibrahim Rugovës me 1996, krah një zyrtari të lartë të Amerikës – duke aludu kështu për një lidhje të fortë miqësore që e kemi me këtë vend, raporton Gazeta10.
Ky postim vjen pikërisht në kohën kur raportet e Kosovës me ShBA nuk janë aq të mira, për shkak të kërkesave amerikane ndaj Kosovës që nuk po zbatohen, e që kanë të bëjnë me targat dhe asociacionin.
Fotoreporteri Bylykabashi, këtë moment e ka quajtur ”zyrtarizim i besëlidhjes së përhershme me Amerikën!”./Gazeta10