Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Publikohet fotografia e të riut që u vra mbrëmë në Prishtinë

Gazeta10
27 March 2024 - 8:47

Një person është vrarë mbrëmë në Prishtinë si pasojë e sulmit me armë zjarri.

Gazeta10 mëson se i vdekuri është Egzon Haziri rreth 30 vjecar.

Në rrjetet sociale është publikura edhe fotografia e të riut që mbeti i vdekur.

FOTO: Egzon Haziri

Kurse, viktima tjetër që ka marrë plagë dhe është dërguar në Emergjencën e QKUK-së është e gjinisë femërore.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci e ka konfirmuar për Gazeta10 rastin.

“Me të marrë informatën, policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para është bërë e ditur se për pasojë dy persona kanë marrë plagë nga arma e zjarrit ku fatkeqësisht njëri nga ta ka ndërruar jetë”, ka thënë Borovci.

“Ndërkohë që e plagosura është dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor, policia po vijon punën e saj me veprime të ekzaminimit të vendngjarjes si dhe me veprime të tjera operativo-hetimore me qëllim identifikimin e të dyshuarve të implikuar në rast, si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, ka shtuar ai. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.