Në orët e para të mëngjesit, një i ri ka humbur kontrollin me veturën e tij në fshatin Jashanicë duke bërë vetaksident dhe si pasojë ka mbetur i vdekur në vendin e ngjarjes, raporton Gazeta10.
Lajmi e ka konfirmuar për Gazeta10 zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
“Rreth orës 06:50 policia ka marrë informatën për një aksident në fshatin Jashanicë të komunës së Klinës. Menjëherë në vendngjarje ka dalë njësiti policor dhe autoambulanca. Mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e një personi”, tha Gashi.
Por, sipas medias lokale Klina.info personi i vdekur është Flordian Shabaj nga Nabergjani i Pejës i cili ishte edhe kadeti i Policisë./Gazeta10

