Gazeta10

Publikohet orari i garave dhe çmimi i biletave për Lojërat Olimpike Paris 2024

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar ka publikuar orarin e garave si dhe çmimin e biletave për Lojërat Olimpike Paris 2024.

LO Paris 2024 do të mbahet prej 26 korrik deri më 11 gusht të vitit 2024 në kryeqytetin e Francës.

Për shkak të orarit të ngjeshur garat në disa sporte do të nisin më 24 korrik, kurse medaljet e para do të ndahen më 27 korrik, kur do të zhvillohen sportet si: xhudo, çiklizmi, skerma, zhytja, ragbi, shigjetaria, noti dhe skejtboarding.  Ceremonia hapëse do të zhvillohet në mbrëmjen e 26 korrikut.

Në total do të jenë 329 gara, të cilat zhvillohen brenda 19 ditëve. Finalet e notit dhe atletikës, do të zhvillohen në mbrëmje.

Sporti ynë më i suksesshëm, xhudo, që ka edhe tri kampione olimpike, do t’i zhvillojë garat prej 27 korrikut deri më 3 gusht 2024. Edhe në dy Lojërat e fundit Olimpike, ku është përfaqësuar Kosova, xhudo ka qenë një nga sportet e para që ka nisur garat. Dallimi me Rio 2016 dhe Tokio 2020, është se luftërat për medalje do të zhvillohen prej orës 16-19:00 me kohën tonë lokale. Orari i garave.

Biletat dalin në shitje prej dhjetorit 2022

IOC ka publikuar edhe detaje për biletat, të cilat do të dalin në shitje prej dhjetorit të këtij viti.

Gjithsej 10 milionë bileta do të jenë në shitje për Lojërat Olimpike, kurse 3 milionë për Lojërat Paralimpike.

Çmimi më i lirë i tyre, rreth 1 milion sish, do të jetë 24 euro. Gjysma e biletave do të kushtojnë 50 euro ose më pak, ndërsa të tjerat rreth 100, 200 dhe 300 euro. Për garat e xhudos, një biletë do të kushtojë prej 90 – 330 euro.

Për KOK-un, LO Paris 2024 do të jenë të tretat pas debutimit të artë në Rio 2016 me medaljen e artë të Majlinda Kelmendit, të cilën e pasuan Distria Krasniqi e Nora Gjakova me medaljet e arta të fituara në Tokio 2020.

NË FOKUS

1200x-1
Kina akuzon Avdullah Hotin dhe disa deputetë se “ia shkelën sovranitetin territorial”
VV
Pas Haki Abazit, nga nesër një tjetër deputet largohet nga Vetëvendosje
337560741_254666503557563_1469925085196788437_n
Madhështore, Jakaj sypatrembur mposht serbin, Nikolic
337522536_775644390325669_3041257559273154626_n
Agim Ademit i përkeqësohet gjendja pas ndalimit policor (Video)
FB_IMG_1679334303304-780x439
U bë virale në rrjetet sociale, flet zëdhënësja e “KRU Prishtina”, e cila me laps e letër ftoi konsumatorët ta shkarkojnë aplikacionin
auto_termet1575464846
Turqia goditet sërish nga tërmeti
334008920_531380679046034_8825385847378123831_n1679149566
Sërish pauzë në bisedimet Kurti – Vuçiq 
337396267_2556707847803320_5631195340894130427_n
“Gjendja i është keqësuar”, Gazetarja kosovare kërkon ndihmë për shërimin e bashkëshortit