Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Publikohet punimi i diplomës së heroit Agim Ramadani, habit bukurshkrimi i tij (Foto)

Gazeta10
05 April 2023 - 14:55

Shukrije Ramdani, gruaja e Agim Ramdanit ka publikuar sot një sërë letrash që Agimi kishte shkruar me dorëshkrim për temën e diplomës së tij në drejtimin si ushtarak në fushën e komunikacionit, raporton Gazeta10.

Gruaja e ish-komandantit ka thënë se shumë nga njerëzit e kanë njohur Agimin por, s’kanë pasur rastin të njohin bukurshkrimin e tij dhe përkushtimin e njohuritë që posedonte në fushën e tij.

“Të nderuar miq të portës sime digjitale. Meqë shum nga ju keni njohur Agimin,por nuk keni pasur rastin të njifni bukurshkrimin, përkushtimin dhe njohuritë e thella që posedonte në fushën që përcaktohej për ta studjuar,po ndaj me ju sot punën e madhe që ka bërë në temën për diplomim në drejtimin si ushtarak karriere në fushën e komunikacionit,në kazermën “Ivan Goshnjak”në Zagreb.”, ka shkruar ajo.

Tutje ajo ka thënë se duke qenë se kjo temë është e rëndësishme për FSK-në, i vie keq që nuk kanë mundur ta përkthejnë në gjuhën shqipe.

“Duke qenë e bindur se edhe sot kjo temë është tejet e rëndësishme për ushtrinë tonë (FSK)e cila duhet të formësohet sa më profesionalisht që është e mundur. Më vie keq, që ende nuk kemi arritur ta përkthejmë këtë punim diplome që me kaq dashuri ,përkushtim , profesionalizëm e durim u shkrua me dorën e Agimit! Ka mbi 70 faqe ,këtu po i paraqes pak nga ato!”, ka shkruar ajo.

Agim Ramadani mori pjesë në Betejën e  Koshares e cila u zhvillua më 9 Prill të vitit 1999, ku edhe ishte komandant i Brigadës 138 deri në ditën e rënies së tij./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.