Gazeta10

Publikohet traileri i pjesës së tretë të “365 Days”

Në kanalin e Youtube-s është publikuar traileri i pjesës së tretë të filmit “365 Days” i titulluar “The Next 365 Days” që e përshkruan dashurinë në mes të Lauras dhe Massimos, raporton Gazeta10.

“Marrëdhënia në mes të Lauras dhe Massimos do të jetë në rrezik ndërsa ata përpiqen t’i kapërcejnë çështjet e besimit, Nacho këmbëngulës bën gjithçka për t’i ndarë”, është një përshkrim i shkurtër i komplotit të vazhdimit të tretë.

Pjesa e dytë e “365 Days: This Day” nisi me dasmën e Laurës dhe Massimos, por shumë shpejt vëmendjen e Laurës e rrëmben ‘kopshtari’ Nacho.

Por siç duket publiku nuk e ka pritur mirë trailerin e pjesës së tretë të filmit “The next 365 Days”.

“Duket se ata kurrë nuk planifikojnë të ndalojnë së bëri këtë”; “Çdo vazhdim e bën këtë film më të mjerueshëm”; “Këta filma janë si një aksident i keq me makinë që thjesht nuk mund të ndalosh së shikuari”; “O Zot, prapë këta të dy” – janë disa nga komentet.

Theksojmë se filmi me Michele Morrone dhe Anna-Maria Sieklucka do të jetë i disponueshëm për t’u parë në Netflix nga 19 gushti 2022./Gazeta10/

NË FOKUS

1200x-1
Kina akuzon Avdullah Hotin dhe disa deputetë se “ia shkelën sovranitetin territorial”
Sadiku
Sadiku LIVE nga Ohri: Janë shtensionuar tonet një ditë para takimit Kurti -Vuçiq
VV
Pas Haki Abazit, nga nesër një tjetër deputet largohet nga Vetëvendosje
337522536_775644390325669_3041257559273154626_n
Agim Ademit i përkeqësohet gjendja pas ndalimit policor (Video)
FB_IMG_1679334303304-780x439
U bë virale në rrjetet sociale, flet zëdhënësja e “KRU Prishtina”, e cila me laps e letër ftoi konsumatorët ta shkarkojnë aplikacionin
auto_termet1575464846
Turqia goditet sërish nga tërmeti
334008920_531380679046034_8825385847378123831_n1679149566
Sërish pauzë në bisedimet Kurti – Vuçiq 
ssssss
Çerkini: 67 herë kam shku në Merdare me kqyrë a është djali jem, a çika jem - Kurrë hallall mos ju qoftë