
Netflix ka publikuar tralierin zyrtar të serialit “Wednesday Addams”, raporton Gazeta10.
Familja Adams është rikthyer 25 vjet pas paraqitjes së tyre të fundit në në kinematografi. Duke portretizuar kështu një familje misterioze, të çuditshme, në krye me adoleshenten Wednesday.
Në filmat “The Addams Family” – 1991, dhe “Addams Family Values” – 1993, Wednesday u luajt nga aktorja Christina Ricci, dhe Nicole Fuegere në “Addams Family Reunion”. Teksa tani, roli i adoleshentes do të luhet nga aktorja Jenna Ortega.
Përveç saj, pjesë e këtij seriali do të jenë edhe Catherine Zeta – Jones, Luis Guzmandhe Isaac Ordonez./Gazeta10