
Në përplasje e ashpër ka ndodhur në “Politiko” në mes të komentatorëve politikë, Pranvera Ejupi-Hajzerajt dhe Krenar Shalës lidhur me qeverisjen Kurti dhe fushatën elektorale.
Ejupi-Hajzeraj ka thënë se Qeveria Kurti ka keqqeverisur, teksa ka theksuar se populli është vetëdijësuar dhe se nuk ua jep votën liderëve që nuk e meritojnë.
“Na jemi pjek si popull dhe na nuk t’i japim më 20 vjet për me u mësu me qeverisë. Edhe ata që kanë qeverisë 20 vjet ka qenë gabim për një kohë kaq të gjatë. Këto senet që kanë ndiku në shoqninë tonë, tu fillu prej korrupsionit dhe nepotizmit. Ata më herët janë mësu me udhëheq”, ka thënë Ejupi-Hajzeraj,
Ndaj një opinioni të tillë ka reaguar Shala.
“Janë mësu me udhëheq me teze, me halla dhe pa kurrfarë meritokracie”, ka reaguar Shala.
“Ajo është nepozitëm çka flet ti”, ka thënë Ejupi-Hazeraj.
“Edhe në VV ka nepotizëm, por ata s’kanë shti njerëz të padijshëm. Këta tjertë i kanë shti me të dijshëm, me të padijshëm”, ka thënë Shala.
“Për besë veç kunatat e VV-së ishin kanë të meqme”, ka thënë ajo. /Gazeta10/