Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Punëtorë të UP-së dhe Qendrës Studentore hyjnë në grevë, shkak pagat

Gazeta10
21 February 2024 - 9:24

Nga ora 07:00 e mëngjesit të sotëm punëtorët Teknik dhe ata të sigurimit fizik të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” do të jenë në grevë për shkak të pagave.

Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat, Jusuf Azemi ka njoftuar një ditë më parë se bëhet fjalë për 250 punonjës.

“Nesër me 21.02.2024 që nga ora shtatë e mëngjesit të gjithë punëtorët teknik dhe ata të sigurimit fizik të Universitetit te Prishtinës dhe Qendrës Studentore do të hynë në grevë për shkak të pagave te ulta. Numri i grevistëve është rreth 250”, ka njoftuar ai përmes Facebookut.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.