
Në emisionin “Mëngjesi me Arben Ahmetin” në një lidhje direkte më gazetaren Egzona Shala është raportuar se mantelbardhët janë të pa kënaqur me pagat.
Ata po paralajmërojnë edhe ikje jashtë vendit, raporton Gazeta10.
Njohësi i shëndetësisë, Fitimi Havolli ka thënë se mjekët janë të kënaqur me ligjin e pagave por infermierët jo.
“Mjekët mund të jenë të kënaqur me ligjin e pagave dhe qoftë edhe me benefitet të tjera që ja garanton ligji mirëpo tek infermierët po ndodhë e kundërta, dhe kjo po i shtyn ata edhe të largohen nga vendi”, tha ai.
Sipas tij infermierët nuk po paguhen për orët shtesë, shkruan Gazeta10.
“Kujdestaria e infermierëve ka qenë 18 euro ndërsa tani është 20 euro, që nënkuptohet 2% rritje dhe atë jo rritje e plotë pasi që 1 euro shteti ja tatimon”, tha njohësi i shëndetësisë.
Ai ju bënë kërkesë Qeverisë që të merren me infermierët që të parandalojnë ikjen e tyre jashtë vendit./Gazeta10