
Ministria e Arsimit ka pasur takime të shumta me drejtues të SBASHK-ut për të diskutuar mbi draft-propozimin për Ligjin e ri tëp agave, shkruan Gazeta10.
Ka deklaruar kështu në Info10 zëvendësministri i Arsimit, Dukagjin Popovci.
“Ne kemi pasur takime të shumta gjatë këtij viti të fundit, prej kur është riaktualizuar çështja e pagave. Dhe komunikimin e fundit e kemi pasur disa ditë para se të shpallet greva, dhe ua kemi dërguar kopjen e Ligji të pagave në mënyrë që t’i shohin koeficientët, dhe s’kemi marrë asnjë koment prej tyre. Nuk çuditem se ne këta koeficient i kemi bërë bashkë me SBASHK-un”, tha ai.
Sipas Popovcit, shteti i Kosovës nuk ka kapacitete të plota për t’i përmbushur këto kërkesa të grevistëve për rritje pagash.
“Ato para duhet të sigurohen me kohë në buxhet. Bile me Projektligjin e ri të pagave parashihet që të hyjë në fuqi 8 muaj pas aprovimit, pikërisht për tu siguruar buxheti”, ka thënë Popovci.
Ai ka akuzuar sindikalistët e arsimit që nuk kanë lënë hapësirë që të bëhet kompromis me ta, dhe se kjo çështje nuk do të duhej të bëhej në formë kushtëzuese.
“Nuk është lënë hapësirë për kompromis. Pasi është nis kjo punë në formë kushtëzuese. Prej muajit mars të këtij viti kanë nisur me paralajmërime. Ne kemi pasë biseda shumë të sinqerta me SBASHK-un. Tani ne po e shohim që prej sektorëve të tjerë ka shumë pak grevë. Ka edhe professor që kanë refuzuar të bëhen pjesë e grevës. Tani poi bjen që kjo shumë të jetë vetëm për sektorin e arsimit, e që do të ishte diskriminuese për sektorët tjerë”, ka shtuar Popovci./Gazeta10