
Partia Demokratike e Kosovë në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës ka kërkuar mocion për ndryshimin e rendit të ditës dhe të vendoset në rend të parë të ditës, raportimi i ministres së Ekonomisë për gjendjen e fundit në KEK, raporton Gazeta10.
“Si parti kemi shprehur shqetësimin tonë me kohë për shkeljet e bëra nga kryeshefi i KEK-ut. Këto abuzime duhet të ndalen dhe përgëzojmë institucionet e rendit për punën e tyre”, tha kryetari i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri.
Tahiri tutje tha se “Kemi ngrit një komision hetimor dhe tashmë kemi përgatit një dosje për ta dorëzuar në prokurori për shkeljet që ka bërë pikërisht kryeshefi i KEK-ut. Andaj, është e nevojshme që ministrja sot të na tregojë se për çfarë abuzimesh bëhet fjalë, për çfarë tenderi është arrestuar kryeshefi i KEK-ut, sa është vlera monetare e abuzimeve që janë kryer etj”.
Me shumicën e votave ky mocion nuk arriti të miratohet. /Gazeta10/