
Ministri i Financave, Hekuran Murati, e ka vazhduar trendin e sulmeve të pushteti karshi institucioneve të drejtësisë.
Murati ka komentuar disa deklarata të ish-ministrit të Tregtisë, Vesel Krasniqi. Sipas Muratit, ish-ministri Krasniqi kishte mundësuar monopolin milionësh me naftë.
Por, ky nuk është lajmi. Lajmi është që ministri Murati e ka përmendur me emër prokurorin Milot Krasniqi, që po merret me hetimet e këtij rasti pas kallëzimit penal nga ministrja Hajdari.
Por, Murati gjithashtu, nuk e ka thënë asnjë fjalë të vetme për skandalin me vjedhjen e grurit e vajit në rezerva shtetërore. E ka quajtur spektakël, për të cilin sërish e ka akuzuar Prokurorinë Speciale.