Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Putin pret në Moskë ministrin e mbrojtjes të Kinës

Gazeta10
16 April 2023 - 23:10

Presidenti rus Vladimir Putin pati sot në Moskë një takim pune me ministrin kinez të Mbrojtjes Li Shangfu, njoftoi agjencia ruse e lajmeve Tass, duke cituar zëdhënësin e Kremlinit, Dmitry Peskov.

Pekini kishte njoftuar vizitën e Li që nga java e kaluar, duke thënë se ai do të takohej me zyrtarë të mbrojtjes, por pa përmendur Putinin.

Peskov tha për Tass se detajet e këtij takimi do të bëhen të ditura më vonë.

Muajin e kaluar, presidenti kinez Xi Jinping u takua me Putinin në Moskë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.